Transmetohet nga Xhabir Ibën Abdullahu radijAll-llahu anhu, i cili ka thënë: Pejgamberi ص na mësonte duanë e istihares për çdo çështje, siç na mësonte suret e Kur'anit, dhe thoshte: Kur dikush nga ju dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t’i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë: A ll-llahwne inni estehiruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es ‘eluke min fadlikel- ’adhim ,fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta ’lemu ve la a 'ëlemu ve ente al- làmul gujúb. All-llahume in kunte ta 'ëlemu enne hadhel emru — (e emërton nevojën e tij) - hajrun lï fi dini ve me ’ashi ve ‘àkibeti emri ve ‘àxhilihi ve axhilihi fakdirhu li ve jessirhu li thumme barik li fihi. Ve in kunte ta ‘ëlemu enne hadhel emru — (e emërton nevojën e tij) - sherrun li fi dini ve me ashi ve ‘akibeti emri ve ‘àxhilihi ve àxhilihi, fasrijfhu anni’ vesrifni anhu vakdir li el-hajre hajthu kane thumme erdini bihi . (O Z0ti im, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate,‘ kërkoj nga të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi, kurse unë s’kam mundësi, Ti di çdo gje’, kurse unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë imja (e emërton nevojën e tij), është e dobishme për fenë time dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, ma mundëso realizimin e saj, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, largoje këtë nga unë dhe më largo mua nga kjo e më përcakto mirësmë (mbarësinë) kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të) (Kush kërkon ndihmë nga All-llahu (bën lstihare), gjithashtu kush konsulohet me njerëz (besimtarë) dhe bëhet i vendosur në pikësynimin e lij. nuk do të pendohet..) All-llahu [Subhanehu ve teala] thotë : “Konsultohu me ta për të gjitha Çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun .