dhe ka thënë ص.: Kush thotë: Estagfirullahel- 'Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve, El— Hajjul-Kajjumu ve etubu ilejhi (Kërkoj faljen e All-llahut të Madhërishëm, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës i Përhershëm dhe tek Ai pendohem), All-llahu do t'ia falë atij edhe në qoftë se ka ikur nga beteja . Dhe ka thënë ص : All-llahu më së tepërmi i afrohet robit të vet në pjesën e fundit lë natës, nëse ke mundësi të jesh prej atyre që e përmendin All-llahun në atë moment, bëhu.” Dhe ka thënë ص : Robi është më afër Zotit të Tij kur është në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në sexhde).” Dhe ka thënë ص : Me të vërtetë, disa herë zemrën time e kaplon gafleti (pakujdesia), andaj kërkoj falje prej All-llahut njëqind herë në dire.